Flash

Rama nuk harron mustaqet e Kujtim Gjuzit as në Milano

Lapsi.al 13 April 2025
Rama nuk harron mustaqet e Kujtim Gjuzit as në Milano

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, teksa u ka bërë thirrje të votojnë PS dhe numrin 5, u shpreh se vota e tyre është votë për të ndryshuar historinë.

Rama tha se 11 maji është fundi I historisë së Shqipërisë jashtë Evropës, që sipas tij nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin që fshihet nën mustaqet e tij.

"Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve që dhe ju dhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do të kenë mundësi të zgjedhin pa patur nevojë të vinë në Shqipëri.

Jemi ne që vijmë te ju, më vjen mirë që dhe këtë sic zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani cdo shqiptar e shqiptare që do të shprehet.

Ishte thënë që në të parat zgjedhje, fati ynë fati I shqiptarëve të na sillte në një zgjedhje që është zgjedhje përfundimtare me historinë. Duke na dhënë ne shansin që me një votë tja ndryshojmë rrjedhën historisë.

Këto zgjedhje janë si një udhëkryq mes një votimi, për partinë që do udhëheqë 4 vite dhe një votim historik për një parti që mund ta bëjë Shqipërinë, zonjë anëtare të BE.

Për herë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin evropian të Shqipërisë. Është fundi I historisë sonë jashtë Evropës

Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin që fshihet nën mustaqet e tij" - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI