Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Shehaj çel fushatën: Tani shqiptarët kanë një alternativë të vërtetë!

Lapsi.al 13 April 2025
Shehaj çel fushatën: Tani shqiptarët kanë një

Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në një aktivitet të zhvilluar të dielën në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë mbështetës të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i kësaj force politike, Agron Shehaj, u ndal tek gjendja aktuale e vendit, duke identifikuar korrupsionin si burimin kryesor të problemeve që përjetojnë qytetarët çdo ditë.

“Shqipëria sot përballet me shumë probleme, por burimi kryesor është korrupsioni. Ai nuk është vetëm fenomen, por mënyra se si qeveriset vendi,” – deklaroi Shehaj.

Sipas tij, korrupsioni në Shqipëri është sistemik, duke nisur nga maja e shtetit dhe duke zbritur në çdo hallkë të administratës publike.

“Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihen e shiten,” – vijoi ai.

Kryetari i Partisë Mundësia u ndal edhe tek drejtësia, të cilën e cilësoi të kërcënuar nga politika, si dhe tek ekonomia, që sipas tij është nën kontrollin e një pakice të lidhur me pushtetin.

“Ligji është kthyer në instrument shantazhi. Drejtësia sulmohet vazhdimisht nga politikanë të korruptuar. Në 12 vjet kemi humbur 1 milion njerëz. Familjet po copëtohen dhe të rinjtë largohen sepse nuk kanë as shpresë, as mundësi. Ekonomia kontrollohet nga një pakicë e lidhur me pushtetin. Konkurrenca nuk ekziston, monopolet dominojnë dhe çmimet janë më të larta se në Europë. Rrogat mezi mjaftojnë për mbijetesë,” – theksoi Shehaj.

Ai kritikoi gjithashtu politikat në administratë, shëndetësi dhe arsim, duke nënvizuar se rekrutimet bëhen përmes lidhjeve personale dhe korruptive, ndërsa spitalet publike po rrënohen dhe arsimi nuk përgatit më të rinjtë për tregun e punës, por për emigrim.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë politike, Shehaj goditi klasën politike ekzistuese:

“Në pushtet janë ende njerëzit e tranzicionit të viteve ‘90. Kurrë nuk kanë sjellë ndryshim, vetëm rotacion. Nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen.”

Por përballë kësaj panorame, ai ofroi Partinë Mundësia si alternativë reale dhe të ndryshme: “Tani, shqiptarët kanë një alternativë të vërtetë: Partinë Mundësia. Ne jemi ndryshe. Krejtësisht ndryshe” premtoi Shehaj.

Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:

Ne jemi opozita e vertete. Ne jemi opozita e sistemit. Ne jemi opozita e te kaluares.

Te gjithe ata qe jane mbeshtetes te status quo-se i thone shqiptareve perdite se duhet te zgjedhin midis dy alternativave te vjetra.

apo Qe duhet te zgjedhin midis te vjetres dhe koalicioneve te reja me zakonet e abuzimit dhe pazareve njesoj si te vjeterit.

Ne jemi opozita e vertete.

Cfare kam bere i vetem ne parlament keto vite nuk eshte asgje ne krahasim me ate qe do te bejme si grup parlamentar ne parlamentin e ardhshem.

Ne do ti nxijme jeten atyre qe vjedhin popollin me te varfer ne Europe.

Te dashur miq,

Mos degjoni mbeshtetesit e te vjetres qe duan tu bindin qe vota juaj per te ardhmen do shkoj dem.

Vota e vetme që humbet është ajo që jepet nga frika ose ajo që shkon për ata që kanë mashtruar për 30 vjet. Vota që jepet për ndryshim, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj, është vota më e vlefshme që mund të jepni.

Pasi hyn ne kuti vota juaj nuk mund te preket nga askush. Te gjithe ata qe mendojne se mund te fusin duart ne kuti ose ne numerim, duhet te dine qe ligji na jep te drejten te kerkojme hapjen e cdo kutie.

Dhe po iu jap fjalen. Do ta ushtrojme te drejten tone per te rinumeruar te pakten 10% te kutive te votimit.

Do te filmojme te gjithe proceset e numerimit. Dhe do te cojme ne SPAK kedo pergjegjes per parregullsine me te vogel.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43