Flash

Berisha: Në 11 maj të gjithë bashkë, Rama i la pensionistët të fundit në rajon

Lapsi.al 5 April 2025
Berisha: Në 11 maj të gjithë bashkë, Rama i la

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarët, dhe tregtarët e bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’, Njësia nr. 8. Berisha i shpjegoi tregtarëve të bizneseve të vogla programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin, për lehtësimin e taksave, që ata të kenë mundësi për të investuar më shumë.

Berisha u shpreh me tregtarët se pensionet ishin të larta kur qeveria mori pushtetin ndërsa tani janë më të ulëta se vendet e tjera të rajonit.

PJESË NGA DEKLARATA:

"I la pensionistët. Kur erdhi ishin më të lartat në rajon, sot janë 3 herë më të ulëta se sa në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Na ndaluan 12 vite, asgjë dhe i merrnin paratë. 130 mln euro djegësi i Tiranës, ku është djegësi? 110 mln euro Beketi se e kritikonte Ramën në televizor. Tani nuk ka një sistem, por është vetëm një njeri i vetëm. Ai nuk e njeh ligjin, nuk e respekton’, tha Berisha.

Të këshilluara

Selanik, shqiptari kapet me drogë

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge. Në mënyrë t...

19:21

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI