Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit "Gjashtë kundër Turqisë"

Lapsi.al 4 April 2025
Ndalohet në teatrin e Prizrenit drama kundër Erdoganit

Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit të Prizrenit. Por të dyja shfaqjet janë anuluar. Autori Jeton Neziraj fajëson për këtë Turqinë.

Një teatër i rinovuar, por bosh

Teatri i qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren është rinovuar së fundmi dhe shkëlqen në pamjen e tij të re. Një rrugicë e shkurtër e lidh atë me urën e vjetër prej guri, një nga pamjet më të fotografuara të këtij qyteti piktoresk në jug të Kosovës.

Megjithatë 380 karriget e reja veshur me kadife të kuqe mbetën të papërdorura dy herë, një herë në dhjetor të vitit 2024 dhe herën e dytë në mars 2025. Në të dyja rastet ishte planifikuar të shfaqej drama "Gjashtë kundër Turqisë" e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj.

"Që nga momenti kur teatri njoftoi për këtë shfaqje, ai u bë shënjestër e sulmeve, e kërcënimeve dhe e presionit nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale", tregon Neziraj. Sipas tij, kërcënimet erdhën nga minoriteti turk në Prizren.

Një nga zërat kundër shfaqjes ishte Ertan Simitçi, anëtar i asamblesë komunale dhe kryetar i partisë së vogël turke "Levizja Novatore". Ai i ka dërguar një letër kryetarit të bashkisë së Prizrenit ku kërkon ndalimin e shfaqjes, me argumentin se ajo ishte kundër interesave të Turqisë.

Por presioni nuk erdhi vetëm nga komuniteti turk i Prizrenit. "Kryetari i Prizrenit u vizitua nga Konsullata Turke në Prizren dhe nga Ambasada Turke në Prishtinë", thotë Neziraj, duke shtuar se beson se ata i kërkuan atij ta ndalonte shfaqjen.

Një komunitet me lidhje të forta me Turqinë

Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës, me rreth 90,000 banorë. 10% e popullsisë janë turq etnikë, të cilët kanë një histori 500-vjeçare në këtë qytet. Marrëdhëniet e tyre me Turqinë janë shumë të afërta – në vitin 2015, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpall "qytetar nderi" i Prizrenit.

Kosovë Prizren 2025 | Pamje rruge

Historia e gjashtë mësuesve turq

Drama e Jeton Nezirajt "Gjashtë kundër Turqisë" bazohet në një ngjarje të vërtetë që tronditi Kosovën në vitin 2018. Gjashtë mësues turq, të cilët jepnin mësim në një shkollë të financuar nga lëvizja e Fethullah Gülen, u arrestuan në Prishtinë dhe u dërguan në Turqi.

Turqia e fajëson Fethullah Gülenin për tentativën për grusht shteti në vitin 2016 dhe i ka përndjekur mbështetësit e tij. Dhjetëra-mijëra vetë janë burgosur dhe pasuritë e tyre janë konfiskuar.

Edhe gjashtë mësuesit e deportuar nga Kosova u burgosën në Turqi. Ngjarja shkaktoi zemërim ndërkombëtar, dhe OKB-ja kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm. Në Kosovë pas skandalit, ministri i Brendshëm dhe shefi i Shërbimit Sekret u detyruan të japin dorëheqjen.

Në dramën e tij Neziraj trajton këtë rast, por thekson se kritika e tij nuk kufizohet vetëm tek Turqia. Ai shprehet se e ka shkruar këtë vepër për të denoncuar "shtetet autoritare dhe qeveritë që shtypin qytetarët e tyre përmes dhunës dhe terrorit".

"Demokracia është si një tramvaj"

Pavarësisht mesazhit më të gjerë të dramës, lidhja me Turqinë është e qartë. Në vepër, një nga personazhet kryesore, i quajtur "Tayyip Efendi", thotë: "Demokracia është si një tramvaj – zbret kur arrin në destinacion."

Recep Tayyip Erdogan duke lexuar

Kjo është një deklaratë e vërtetë që Erdogan e ka bërë në vitin 1998, kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Për këtë atë e dëbuan nga posti dhe e burgosën për 10 muaj. Sot Erdogani është në pushtet prej më shumë se 20 vjetësh dhe i godet kritikët e tij me dorë të fortë.

Aktorët u larguan nga frika e arrestimit

Neziraj kishte planifikuar që në shfaqje të merrnin pjesë edhe aktorë turq, por ata e braktisën projektin nga frika se mund të arrestoheshin në Turqi.

"Dy aktorë turq, një nga Stambolli dhe një nga Berlini, pasi lexuan skenarin e parë, vendosën të largohen nga projekti. Ata kishin frikë se do t'i burgosnin pas shfaqjes", tregon ai.

E suksesshme në Prishtinë, e ndaluar në Prizren

Drama është shfaqur me sukses dhe pa asnjë protestë në Prishtinë, në një teatër privat. Por në Prizren, gjithçka është ndryshe.

Komuna e Prizrenit mohon se ka ndërhyrë për ndalimin e shfaqjes. "Programimi i shfaqjeve dhe menaxhimi i aktiviteteve artistike janë përgjegjësi ekskluzive e teatrit", thuhet në deklaratën e komunës.

Megjithatë Neziraj nuk ka shpresë se do të ketë një datë të re për shfaqjen. "Edhe nëse e planifikojmë përsëri, ata do të gjejnë gjithmonë një arsye për ta ndaluar", thotë ai. Tani ai është duke kërkuar një teatër alternativ në Prizren, ndaj të cilit kryetari i komunës dhe përfaqësuesit turq nuk kanë ndikim.

"Censura nuk ka vend në teatër"

Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të qytetit, është i zhgënjyer. "Mezi po e prisja këtë shfaqje, veçanërisht sepse kemi një komunitet të fortë turk në Prizren. Nuk besoj se të gjithë turqit e Prizrenit ndajnë të njëjtin mendim me Erdoganin ose politikanët e Turqisë."

Flamur Krasniqi, punonjës i teatrit të Prizrenit

"Teatri është vendi ku duhet të diskutohen ide të ndryshme, revolta dhe debate. Nëse ka censurë në teatër, atëherë pse ekziston si institucion?", thotë ai.

Edhe Mergim Çobanaj, i cili banon pranë teatrit, mendon se qeveria e Kosovës tregoi dobësi përballë presionit turk. "Turqia është mysafire në këtë vend, nuk ka të drejtë të ushtrojë presion. Kjo shfaqje duhet të jepet."

Kosovo Prizren 2025 | Mergim Çobanaj

Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Ambasada Turke në Prishtinë nuk dhanë përgjigje për këtë çështje, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga DW

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI