Flash

PD ankohet sërish për Bashën në KQZ: Përdor faqet tona në rrjetet sociale

Lapsi.al 4 April 2025
PD ankohet sërish për Bashën në KQZ: Përdor faqet tona

PD denoncon Lulzim Bashën në KQZ se përdor simbolet e selisë blu. Në zgjedhjet e 11 majit, Basha po përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”.

Përmes përfaqësuesit ligjor Florjan Nuri, PD u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Basha vijon të përdorë simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram, dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.

Gjithashtu, në kërkesën e PD theksohet se Lulzim Basha prezantohet në uebsite si kryetar i PDSH, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha që prej momentit kur Gjykata e Apelit rrëzoi Bashën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI