Flash

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane kërkon pezullimin e tarifave me SHBA

Lapsi.al 4 April 2025
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane kërkon

Në përgjigje të tarifave të vendosura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara për importet globale, Këshilli i marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i kërkon Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane.

Aktualisht, SHBA vendosi një tarifë 10% për importet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me një tarifë dukshëm më të lartë prej 33%.

“E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA. Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë.

Për më tepër, AARC u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndjekur shembullin e Kosovës duke eliminuar tarifat për importet e SHBA. Një qasje e tillë e unifikuar jo vetëm që do të përforconte angazhimin e këtyre kombeve për bashkëpunim ekonomik, por edhe do të dërgonte një mesazh të fuqishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian për aftësinë e tyre që të përfshihen në një bashkëpunim konstruktiv rajonal.

Përveç pezullimit të tarifave, ne u bëjmë thirrje këtyre katër vendeve që të punojnë së bashku në krijimin e një propozimi të përbashkët gjithëpërfshirës për Shtetet e Bashkuara. Ky propozim duhet të synojë një mjedis ekonomik të integruar dhe dinamik që tërheq investime më të mëdha amerikane. Me prezantimin e një fronti të përbashkët, këto vende mund të krijojnë një treg më të madh dhe më konkurrues që stimulon rritje ekonomike dhe çimenton marrëdhëniet tregtare afatgjata me Shtetet e Bashkuar.

Përtej përfitimit ekonomik, një nismë e tillë do të demonstronte një përkushtim të përbashkët ndaj vlerave të tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe aleancave strategjike – parime që janë thelbësore për partneritet me SHBA-n dhe përpjekjet për integrim në BE. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi ekonomik me SHBA mund të fuqizojë edhe më tutje pozicionet e këtyre popujve si kontribuues të vlefshëm drejt komunitetit transatlantik.

AARC është e gatshme të mbështesë iniciativat që promovojnë stabilitetin ekonomik, prosperitetin rajonal, dhe marrëdhënie më të forta diplomatike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara. Ne i kërkojmë me urgjencë politikëbërësve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të shfrytëzojnë këtë mundësi të përforcojnë lidhjet e tyre me SHBA-në duke demonstruar përkushtimin e tyre për unitetin regjional dhe drejt progresit ekonomik”, thotë ARCC./TCh

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI