Flash

Kush i vodhi "sekretet" e SPAK? Klodiana Lala: U kontrollua në një kullë të Tiranës

Lapsi.al 3 April 2025
Kush i vodhi "sekretet" e SPAK? Klodiana Lala: U kontrollua në

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore. Lala tha se ka dyshime që kjo të jetë vepër me sfond mafioz, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit. Lala tha se lidhur me këtë SPAK po heton dhe shtoi se është kontrolluar një zyrë në një kullë të Tiranës, nga ku dyshohet se është kryer hakerimi.

"Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar. Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse.

Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak GJonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve.

SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Dyshoj edhe pse nuk është konfirmuar, se ka të bëjë me mosndryshimin e passwordeve në kompjuterat e prokurorëve. Së dyti, punonjësi i IT kur ka patur sinjalizim, kur kishte tentative për tu hapur email jashtë, duhet të bëhej shkëputje totale. Mendoj se SPAK duhet të japë shpjegim dhe të ketë detajime dhe hetim të plotë.

Nuk e shoh si histori të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonajt. Po në këtë emision kam thënë, që në SPAK po zhvillohet një ngjarje, që jo për nga personazhet por nga mënyra si veprohet është tërësisht mafioze. Këtu është thelbi i kësaj gjëje. Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni. Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.

Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë personat rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.

Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje? A janë përdorur për shantazh?", - tha Lala. /TPZ

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI