Flash

Shehaj: Flas me ata që duan t’ia dalin me punë të ndershme

Lapsi.al 3 April 2025
Shehaj: Flas me ata që duan t’ia dalin me punë të ndershme

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi si ai dhe Partia Mundësia do të vijojnë ta luftojnë korrupsionin, njësoj siç ka bërë ai që prej ditës së parë që është futur në politikë.

I pyetur në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ për mënyrën se si po bën fushatën, duke i takuar qytetarët në vendet e tyre të punës, Shehaj tha se kërkon të gjejë një mënyrë për të folur me ta, duke u njohur me problemet e tyre të përditshme.

“Unë nuk shkoj atje për t’u shitur si kamarier, por unë kam punuar për shumë vite kamarier. Kam bërë shumë profesione për të mbajtur veten, pasi unë nuk kam lindur milioner, por ia kam dalë me punë, nga hiçi. Unë shkoj atje sepse zgjedh të shkoj atje të qëndroj në krah të atyre që duan t’ia dalin me punë të ndershme. Impakti ka qenë shumë pozitiv. Më bën përshtypje që qytetarët që unë takoj, nuk e kanë hallin se çfarë ka thënë Berisha apo Adriatiku për mua, por kanë hallet e tyre të përditshme. Një zonjë mu ankua që para 10 muajsh i kishin mbyllur biznesin nga hiçi. Një biznes me të cilin kishin jetuar 15 vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj të gjej një mënyrë për të folur me qytetarët”, tha Agron Shehaj.

Pyetjes “ngacmuese” të gazetares, “a keni shokë nga e shkuara”, Shehaj iu përgjigj:

“E di cilët janë shokët e mi nga e shkuara? Barbara Doda, një vajzë e re, që ishte brenda PD-së, dhe doli nga ajo parti për t’i sjellë Shqipërisë një ndryshim. Është Erald Kapri, historian, edhe ai ka qenë prej vitesh në politikë si aktivist. Janë me mijëra të tjerë në të gjithë Shqipërinë, që i janë bashkuar thirrjes. Njerëz që unë nuk i njihja, por na janë afruar sepse besojnë ata që ne po bëjmë”- u shpreh Agron Shehaj.

Ai tha Partia Mundësia nuk bën pazare, është një projekt afatgjatë për ta kthyer Shqipërinë në një vend të mundësive.

“Për mua nuk është posti i rëndësishëm, është vizioni. Unë nuk kam asnjë hall. Unë jam në politikë jo për të sjellë rotacionin, por për të sjellë ndryshimin. Unë kam qenë brenda PD-së, më ka dhënë mundësi dhe kam patur një mbështetje shumë të madhe nga votuesit, dhe për këtë u jam mirënjohës dhe kam respekt të jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht PD nuk ndryshoi mjaftueshëm për të bërë dallimin me korrupsionin e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja që unë kam dal nga Partia Demokratike.

Unë jam këtu për të folur për të ardhmen dhe kjo është rruga e duhur. Ne nuk duhet të dorëzohemi dhe nuk duhet të biem pre e pazareve. Shikojmë gjithë të tjerët, kanë bërë koalicione me PD e me PS”, u shpreh kreu i Mundësisë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI