Flash

Vidhen dosjet e SPAK? Klodiana Lala: Zyrtari i një ministrie shpërndante materialet

Lapsi.al 2 April 2025
Vidhen dosjet e SPAK? Klodiana Lala: Zyrtari i një ministrie

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me një hakerim të sistemit të brendshëm të SPAK. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu ajo theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë.

“Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare.

Në këndvështrimin tim dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht një pjesë e hallkës ose njerëzit që janë pjesa e fundit e gjithë kësaj. Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm të njerëzve të politikës, por edhe ndaj njerëzve të biznesit.

LEXO EDHE: Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

Sigurisht që ato materiale mund të përdoreshin për gjobvënie, shantazh në prag të fushatës zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar”, tha Lala. /LAPSI.al

Të këshilluara

Paralajmërim për përmbytje në Kosovë

Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje në ditët në vijim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj si pasoj...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI