Flash

VIDEO/ Vendi ku filipinasi hodhi valixhen me trupin e Ilaria Sulës

Lapsi.al 2 April 2025
VIDEO/ Vendi ku filipinasi hodhi valixhen me trupin e Ilaria Sulës

Ilaria Sula është vrarë që ditën që humbi kontaktin me familjen. Ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari vrasës monstruoz Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali, ka refuzuar t'u përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Për të rindërtuar lëvizjet e tij, do të analizohen kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pozicioni i prindërve të tij është ende në vlerësim pasi dyshohen se kanë qenë në shtëpi ditën që ndodihi ngjarja.

Si familjarë të afërt të autorit të krimit, ligjërisht nuk mund të akuzohen për favorizim, por nëse do të zbulohej se kishin një rol më aktiv në fshehjen e trupit, ose edhe në vetë krimin, situata e tyre ligjore do të përkeqësohej.

Në orët në vijim, ata do të dëshmohen nga hetuesit, të cilët po presin gjithashtu rezultatin e autopsisë (që do të caktohet të enjten) për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ajo çfarë ka dalë nga hetimet e para, është rrjedha e ngjarjes që është bërë publike tashmë në mediat italiane.

Sipas mediave, vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian, e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash. Telefonin e viktimës e mbajti për vete, fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale, por iu përgjigj shkurt disa mesazheve.

Në fund, pasi u zhduk edhe nga telefoni, e hodhi atë në një pusetë dhe shkoi personalisht në shtëpinë e shoqeve të saj për të shtirur sikur po e kërkonte. Kur policia arriti tek ai pas sinjalizimit të shoqeve të dhomës së Ilarias, ai u thye dhe pranoi pothuajse gjithçka, duke thënë: “Kërkoj falje”

Në trupin e 22-vjeçares janë konstatuar disa plagë me thikë, një prej të cilave në qafë. Trupi i Ilaria Sula, studentja me origjinë shqiptare, 22 vjeç, e zhdukur që prej 25 marsit në Romë, u gjet këtë mëngjes brenda një valixheje të mbyllur, e hedhur në një greminë. Disa persona që frekuentonin zonën e pyllëzuar në Poli, në periferinë e kryeqytetit, e kanë zbuluar valixhen dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka nisur një dialog me kompaninë e TikTok në lidhje me mundësinë e rikthimit të aplikacionit në Shqip...

17:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI