Flash

“Je me qira, s'ke as makinë...” përgjigjia e Arlind Qorit për mungesën e parave

Lapsi.al 2 April 2025
“Je me qira, s'ke as makinë...” përgjigjia e Arlind

Në një intervistë për RTSH, kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, iu përgjigj kritikave cinike për mungesën e pasurisë personale dhe stilin modest të jetesës. Në kontrast të fortë me rivalët politikë që kanë hyrë në zgjedhje me fushata të financuara gjerësisht, Qori thekson se jeta e tij përfaqëson pikërisht atë që ai predikon në përditshmëri.

"Me sa ju kam ndjekur ju jetoni në shtëpi me qira, lëvizni me autobus, thatë edhe vetë që jeni afër jetës së shumicës së njerëzve të këtij vendi. Ka nga ata që thonë që ky nuk ka rregulluar punët e veta, si do të rregullojë punët e këtij vendi?" ishte pyetja e gazetares së RTSH.

“Mendoj që punët e mia i kam rregulluar, në kuptimin që kam një strehë mbi kokë, kam ushqim të mjaftueshëm, kam një familje të shëndetshme, kam lekë për të blerë ca libra e për të pirë një kafe sa herë më duhet,” tha Qori, duke shtuar se për të, një jetë e mirë nuk është e lidhur me pasurinë materiale.

“Unë nuk mendoj që një jetë e realizuar është një jetë e pasur materialisht, një jetë luksoze. Është një jetë sigurisht që bashkë me të tjerët, ti ndjen solidaritetin e njerëzve si ti. Ku ti ke disa ideale, ku ti përmbushesh nga arti, kultura letërsia, filozofia e gjithçka tjetër,” u shpreh ai.

Në këtë frymë, Qori tha se përmes jetës së përditshme dhe angazhimit politik, ai dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË përpiqen të japin shembullin se janë qytetarë të zakonshëm, të ngjashëm me pjesën dërrmuese të popullsisë.

“Unë jam në politikë për të realizuar disa ideale dhe aspirata që janë në përputhje me të drejtat dhe interesat e një shoqërie të tërë. Në këtë sens, jo vetëm unë, por të tërë aktivistët e Lëvizjes Bashkë, jo vetëm nëpërmjet ideve, jo vetëm nëpërmjet aksionit, por edhe nëpërmjet shembullit të jetës së përditshme u japim qytetarëve të kuptojnë se ne nuk jemi të jashtëzakonshëm, nuk vijmë nga planeti Mars, jemi si ju, jemi thjesht ata që një çik më herët kanë fituar besimin që diçka mund të ndryshojë.”

Në të njëjtën intervistë, Qori theksoi edhe prioritetin politik të forcës që përfaqëson: të drejtat e punëtorëve. Ai kritikoi mungesën e zbatimit të Kodit të Punës dhe braktisjen e shtresave punëtore nga shteti shqiptar.

“Ne jemi e vetmja parti që shtrojmë për zgjidhje çështjen e të drejtave në punë. Punëtorët janë me qindra mijëra në Shqipëri, flas punëtorët që punojnë për një tjetër, punëtorët e sektorëve kryesore të ekonomisë shqiptare dhe janë totalisht të braktisur nga shteti,” deklaroi Qori.

Ai shtoi se “Ligji më pak i zbatuar sot në Shqipëri është Kodi i Punës. Në përgjithësi ligjet çalojnë në Shqipëri, por siç çalon Kodi i Punës nuk ka ligj tjetër që të çalojë dhe Lëvizja Bashkë është e përkushtuar që ligji i punës të respektohet, por edhe të mbrohen të drejtat, siguria e punës dhe e jetës së punëtorëve, por edhe të përmirësohet.”

Në përfundim, Qori theksoi mungesën e vlerësimit për punën në Shqipëri, duke vënë në dukje se: “Ne kemi shumë nevojë të respektojmë njerëzit e punës, se Shq nuk vuan nga mungesa e kapitaleve, nuk vuan nga mungesa e parasë, por vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.”

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI