Flash

Vëllai i Ilaria Sulës: Nuk e kuptoj pse e vrau i dashuri filipinas!

Lapsi.al 2 April 2025
Vëllai i Ilaria Sulës: Nuk e kuptoj pse e vrau i dashuri filipinas!

Mark Antony Samson quhet i riu i ndaluar për vrasjen e 22-vjeçares të zhdukur që nga 25 marsi nga shtëpia e saj në Romë, e gjetur pa jetë në një zonë pyjore, në fund të një gremine pranë Komunës së Polit në Itali, brenda një valixheje të madhe. I riu filipinas ka pranuar krimin, duke u treguar hetuesve se ku ndodhej trupi. Sipas asaj që mësohet, ai e kishte ngarkuar kufomën në makinë dhe më pas e kishte braktisur në një valixhe, ndërsa telefonin e kishte hedhur në një pusetë në kryeqytet.

Rrëfimi

I riu, sipas asaj që mësohet, është dërguar në komisariat gjatë natës dhe gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit, duke i orientuar hetuesit drejt identifikimit të trupit në një greminë në zonën e Polit. Pasi kishte futur trupin në një valixhe, me makinën e tij kishte shkuar në zonën ku më pas e kishte hedhur valixhen. Hetuesit janë ende në kërkim të celularit të vajzës, të cilin i riu e kishte hedhur në një pusetë në Romë. Ai e kishte përdorur telefonin gjatë periudhës kur vajza ishte shpallur e zhdukur.

[caption id="attachment_991326" align="alignnone" width="1024"]Ilaria Sula dhe i dashuri i saj filipinez Ilaria Sula dhe i dashuri i saj filipinez[/caption]

Hetuesit kanë shkuar në rrugën Homs, në lagjen Afrikane, në një apartament ku dyshohet se studentja, e cila u gjet sot pa jetë, mund të ketë kaluar në ditët e fundit. Policia po përpiqet të rindërtojë orët e fundit të jetës së të resë. Veprat penale të supozuara për ish-të dashurin janë ato të vrasjes me dashje dhe fshehjes së kufomës. Për ta zbuluar të riun, thuhet se kanë ndihmuar edhe tabulatet dhe qelizat e telefonit të vajzës. Duke i analizuar, hetuesit – të koordinuar nga Prokuroria e Romës – identifikuan 23-vjeçarin, i cili gjatë ditëve të zhdukjes së vajzës, së shpallur e zhdukur më 25 mars, madje kishte përdorur telefonin e Ilarias për të postuar “story” në profilin e saj social.

Fjalët e vëllait

“Nuk po arrijmë t’i japim vetes një shpjegim. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” – Kështu është shprehur Leon, vëllai i vogël i Ilarias, i mbërritur në kryeqytet me disa të afërm.

“Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë sepse kishte ardhur të na vizitonte në Terni – ka treguar ai – ishte e qetë dhe nuk më kishte folur për probleme. Më pas vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i kishte shkruar ajo.”

Lidhur me të ndaluarin, ai ka shpjeguar: “E njihja atë. Kanë qenë bashkë një vit, por ishin ndarë.”

Kush ishte Ilaria Sula

Ilaria Sula, me origjinë nga Terni, ishte zhdukur në fund të marsit, që nga dita kur kishte dalë nga banesa që ndante me disa bashkëqiramarrës në zonën Furio Camillo në Romë. Të shqetësuar, prindërit e të resë kishin paraqitur një denoncim në komisariatin e policisë San Lorenzo, i cili kishte nisur hetimet me komisariatin Sant’Ippolito. U ngrit më pas një “task force” në prefekturë dhe u aktivizuan të gjitha strukturat dhe shoqatat përgjegjëse për kërkimet. Vajza ishte studente në vitin e fundit të ciklit trevjeçar për Statistikë në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI