Flash

“I shërbejnë të keqes”/ Berisha: Vota për opozitarët e opozitës, në favor të Ramës

Lapsi.al 1 April 2025
“I shërbejnë të keqes”/ Berisha: Vota për

Në takimin e fundit, zhvilluar me kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për partitë e tjera të opozitare, por që sipas tij "po i bëjnë opozitë opozitës".

“Në debatet televizive nuk do refuzoni asnjë, përveç atyre që janë me opozitarë të opozitës. Me ata nuk keni ndonjë punë ju. Që ta dini ju, unë e kam thënë publikisht, unë i ftova ata atë ditë, por ata nuk erdhën.

Unë e dijë që ata kanë qëndrime të ndryshme nga ne, por përsëri nuk pajtohem me këtë shtypje që ai u bën partive të vogla. Nuk mund të pajtohem se kjo është antipluralizëm. Është antidemokratike.

Dhe ju premtova dhe prapë u premtoj që do bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë ligj. Ky është ligj antidemokratik. Nuk është e vërtetë që ky është ligji ynë. Jo, absolutisht. Në reformën e vitit 2008, çdo parti kishte zërin e vet të votave.

Bëje koalicion, por anëtarët e saj votonin për partinë e vet. Mirëpo ato nuk gjetën kurajo dhe forcë të dalin nga orbita e opozitarëve të opozitës dhe rrinë në shërbim të të keqes së madhe. Edhe në qoftë se nuk duan, por në fakt ato vota i shkojnë në favor Edi Ramës.

Megjithatë ne kemi frontin opozitar më të gjerë të krijuar dhe vazhdojmë këtë betejë me bindje dhe optimizëm të madh se do bindim qytetarët shqiptarë që më 11 maj të votojnë për projektin më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë përpara, projektin e Shqipërisë Madhështore” – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI