Flash

Mishi me salmonelë, hetim procedurave të ndjekura nga AKU

Lapsi.al 1 April 2025
Mishi me salmonelë, hetim procedurave të ndjekura nga AKU

Procedura e ndjekur nga punonjësit e AKU-së për të bërë analizat e mishit të futur në Shqipëri nga Brazili dhe që rezultoi me salmonelë janë duke u hetuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

Kjo e fundit ka regjistruar procedim penal për dy vepra penale, atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Në drejtim të dyshimeve se zyrtarë e AKU mund të kenë shpërdoruar detyrën, burimet i thanë Tv Klan se Prokuroria ka administruar dhe po kryen hetime për të parë nëse procedurat e kryerjes së analizave kanë qenë konform parashikimeve ligjore.

Kjo pasi nga momenti i futjes së ngarkesës prej 7.8 ton deri në kryerjen e analizave kishte kaluar 10 ditë, kohë gjatë të cilës u hodhën në treg 2.6 ton.

Mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin.

Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar.

Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI