Flash

Hetimi i krimit zgjedhor/ Ambasada Britanike në takim me Dumanin, Çelën e Celibashin

Lapsi.al 1 April 2025
Hetimi i krimit zgjedhor/ Ambasada Britanike në takim me Dumanin,

Teksa një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ambasada britanike ka pritur sot në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani, Orokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore.

Gjatë takimit, u trajtuan qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përmes një njoftimi, Ambasada Britanike thekson se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta

“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin e Posaçëm, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025.

Sesioni i informimit trajtoi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve në hetimin e shkeljeve zgjedhore, duke marrë parasysh mjedisin aktual të operimit, si dhe strategjinë për të minimizuar rreziqet e mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Marrëveshja e re mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm për të siguruar qartësi në rolin dhe përgjegjësitë e secilit institucion.

Ambasada Britanike mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta”, njofton ambasada e Britanisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI