Flash

Gjenden 3 mijë litra naftë në ishullin e Sazanit, për çfarë dyshon policia

Lapsi.al 1 April 2025
Gjenden 3 mijë litra naftë në ishullin e Sazanit, për

Policia e Kufitare e Vlorës ka gjetur rreth 3 mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit.

Përveç kësaj sasie karburanti, efektivët nuk kanë gjetur asgjë tjetër, por nga informacionet paraprake, ata dyshojnë se karburanti mund të jetë sjellë aty për të furnizuar një mjet ujor që do të përdorej për trafik droge.

Kontrollet e policisë u realizuan pas marrjes së një informacioni për një mjet të dyshuar që mund të kryente lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia dhe duke u larguar më pas përsëri drejt shtetit fqinj. Pas këtij informacioni, autoritetet nisën kontrolle të gjera në të gjithë zonën.

Gjatë kontrollit, Policia Kufitare gjeti mbi 3,000 litra karburant në ishullin e Sazanit, të cilat mund të cilat thuhet se do të përdoreshin nga një mjet ujor, i dyshuar për transportimin e lëndës narkotike.

Pas gjetjes së karburantit, Policia Kufitare ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore të raportojnë vendndodhjen e mjeteve të tyre, duke krijuar një regjistër të ri, i cili kishte munguar prej vitesh.

Pavarësisht se nuk është arritur të kapet ndonjë mjet ujor, kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që dërguan karburantin në ishullin e Sazanit si dhe për motivin e transportimit të këtij karburanti në këtë zonë.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI