Flash

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Lapsi.al 31 March 2025
Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18

Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale. Madje, ai dyshohet se është “mbrojtur” nga ish-deputeti i PS-së Ergys Çyrbja, i cili gjatë kërkimit policor e ka strehuar në banesën e tij.

Por, çuditë në këtë vend zgjasin vetëm disa ditë. Me një vendim të beftë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati bashkëshortes së Altin Hajrit. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, firma “Pjeza 2022” do të ndërtojë një pallat.

Dokumenti i mësipërm është rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i datës 26 mars 2025. Në numrin rendor 34, ky Këshill i drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, ose në mungesë të tij nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka marrë aprovimin për një leje në Durrës.

“Leje ndërtimi për objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Pjeza 2022’ sh.p.k”, thuhet në këtë dokument.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “Pjeza 2022” është me adresë në fshatin Pjesë në Shijak.

Firma është themeluar në datën 19 tetor 2022 dhe ka si objekt “bar-kafe, restorant, piceri, shërbime hoteleri-turizëm, barburant, tregti mallrash të ndryshëm industriale, mobileri e ndërtimi, shërbim delivery etj”.

Sipas bilancit të publikuar në vitin 2024, Valentina Hajri, e cili zotëron 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë, ka miratuar pasqyrat financiare të vitit 2023 ku ka rezultuar me një fitim me rreth 480 mijë euro.

Ndërkohë, në QKB është publikuar edhe një vendim i pronares për të pezulluar aktivitetin në datën 22 janar 2025. Nuk jepen më shumë të dhëna, por vetëm “pezullim i aktivitetit me një afat të pacaktuar”.

Çfarë e lidh Altin Hajrin me “Pjeza 2022”?

Pronarja me 100 % të aksioneve të kësaj firme është Valentina Hajri. Në shkurt të vitit 2020, mediat kanë raportuar se zonja Hajri ka dëshmuar për bashkëshortin e saj Altin Hajri.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjezë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjezë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin “Golden” thotë se menaxhohet nga e vjehrra.

Altin Hajri ka qenë i akuzuar edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020. Ai u dënua me 7 vite burg për këtë ngjarje, por vendimi nuk u ekzekutua për shkak se Apeli e shpalli të pafajshëm. Në vitet 2015 është arrestuar dhe hetuar për disa ngjarje keiminale, madje edhe për trafik heroine, por gjithmonë ia ka hedhur paq nga drejtësia.

Resorti i tij “Golden” u bllokua edhe nga OFL, por gjykata ia hoqi sekuestron. Ndërkohë, emri i tij lidhet edhe me akuzën ndaj ish-deputetit të PS-së Ergys Çyrbja./ Voxnews

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI