Flash

Elon Musk merr në mbrojtje Marine Le Pen: Goditje me drejtësi, tipike e të majtës

Lapsi.al 31 March 2025
Elon Musk merr në mbrojtje Marine Le Pen: Goditje me drejtësi, tipike

Elon Musk ka reaguar ashpër mbi vendimin e gjykatës franceze që Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për presidente në vitin 2027, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE.

“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, tha Musk në llogarinë e tij në Platformën X

Lexo më tej: Drejtësia franceze ekzekuton politikisht shefen e opozitës, Marine Le Pen 

Musk ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për partitë e ekstremit të djathtë, si Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve kombëtare të shkurtit.

Kujtojmë se liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rally National (RN) u shpall fajtore sot, të hënën më 31 mars, për përvetësim të fondeve publike dhe gjykata njoftoi se Marine Le Pen nuk do të mund të kandidojë për poste publike për pesë vjet, pasi i janë hequr të drejtat politike me efekt të menjëhershëm.

Prandaj, ajo humbet të drejtën për të qenë kandidate në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo është dënuar edhe me katër vite burg, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjerat me arrest shtëpie, si dhe me gjobë prej 100 mijë euro.

Së bashku me Le Pen, gjykata shpalli fajtorë 8 eurodeputetë nga partia e saj për përvetësim të 474,000 eurove. Në të njëjtën kohë, dymbëdhjetë ndihmës të eurodeputetëve u shpallën fajtorë për pranimin e mallrave të paligjshme. Të gjithë të zgjedhurit e përfshirë në këtë rast dënohen edhe me heqje të së drejtës për t’u zgjedhur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI