Flash

Berisha liston disa emra të krimit dhe i çon një mesazh

Lapsi.al 31 March 2025
Berisha liston disa emra të krimit dhe i çon një mesazh

Sali Berisha foli me emra kur përmendi ata që sipas tij përfaqësojnë krimin e organizuar në vend dhe kanë kryer krime elektorale në të shkuarën në Shqipëri.

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se do të ketë zero tolerancë ndaj segmenteve të krimit që janë përfshirë në të kaluarën në fushatën elektorale.

Berisha përmendi Suel Çelën, i shpallur në kërkim nga SPAK, Altin Hajrin gjithashtu, Bajrët, Troplinin dhe Pëllumb Gjokën i arrestuar nga metamorfoza.

“Ta harrojë, mbi ta do të rëndojë i tmerrshëm krimi elektoral, ta mbajnë mend mirë. Përveç krimeve të tjera, vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do u konsiderohet krimi elektoral. Kjo është pra, ne do i presim ato burime”, u shpreh Berisha.

"A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë. Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën. Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove sipas ligjit të bandës. Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.

Ta harrojë, mbi ta do të rëndojë i tmerrshëm krimi elektoral, ta mbajnë mend mirë. Përveç krimeve të tjera, vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do u konsiderohet krimi elektoral. Kjo është pra, ne do i presim ato burime. Si mundet të përballen njerëzit me rroga më të ulëta, me çmimet më të larta për strehimin, me çmimet më të larta për ushqimet. Ky është një mekanizëm i spastrimit etnik të këtij populli nga ky regjim që bazohet mbi krimin, vjedhjen e tyre" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI