Flash

Ana e errët e festave “porta potty” në Dubai/ Çfarë detyrohen të bëjnë modelet

Lapsi.al 30 March 2025
Ana e errët e festave “porta potty” në Dubai/

“Habibi come to Dubai”. Thirrja e famshme duket se ka edhe një anë të saj të erret përveç festave dhe luksit që reklamohet. Shqetësimet janë rritur sërish për festat “porta potty” që mbahen në Dubai pasi u mësua se një modele e OnlyFans nga Ukraina u gjet e braktisur dhe e plagosur rëndë në anë të një rruge.

20-vjeçarja Maria Kovalchuk dukej e lumtur kur u tha miqve të saj se ishte ftuar në një festë luksoze në një hotel në Dubai më 9 mars. Pas mbërritjes atje ajo u zhduk për 10 ditë. Vajza e re u gjet gati duke vdekur, e rrahur dhe e mbuluar me gjak, e shtrirë në anë të një rruge në Dubai me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e thyera.

Maria Kovalchuk (pictured), 20, who was found on the side of a road in Dubai with severe injuries, may have attended a 'porta potty' party

Besohet se vajza, e cila u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua 4 operacioneve për shpëtimin e jetës, po merrte pjesë në një festë “porta potty”, sipas “The Mirror”. Në këto festa, gratë paguhen në shuma marramendëse për të marrë pjesë në akte seksuale poshtëruese.

The Ukrainian model, who has since undergone four surgeries, was found with a broken spine and limbs

Çfarë janë festat “porta potty”?

Nga informacionet që qarkullojnë në internet mësohet se modelet fluturojnë deri në Dubai me të gjitha shpenzimet e paguara për të marrë pjesë në festa "porta potty". Në Reddit janë krijuar forume për këtë temë, ku përdoruesit diskutojnë për këto festa. Sipas “New York Post”, yjet, modelet dhe aktoret femra të internetit mund të paguhen deri në 100 mijë dollarë vetëm për të përmbushur dëshirat seksuale të burrave të pasur.

Maria, sipas raportimeve të mediave ukrainase, ishte në një festë të tillë dhe takoi "dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut". Radha Stirling, CEO i kompanisë “Detained in Dubai”, një biznes që i ndihmon klientët në përballjet me sistemin ligjor të Emirateve të Bashkuara Arabe, i tha “The Mirror” se si organizatorët e këtyre festave tërheqin vajzat influencer.

“Kemi marrë disa ankesa nga influener dhe artistë që janë ftuar në Dubai fillimisht për shfaqje dhe evente, por më pas përfundojnë në festa ku ftohen të marrin pjesë në akte seksuale” – tha ai. Ai shpjegoi se ligjet në lidhje me seksin jashtë martesës në Emiratet e Bashkuara Arabe janë zbutur që prej vitit 2022 dhe disa njerëz po përfitojnë nga ky ndryshim.

"Gratë duhet të jenë të vetëdijshme se mund të përballen edhe me situata të rrezikshme. Nëse gjenden me një burrë të martuar ato mund të akuzohen sërish për tradhti bashkëshortore" – nënvizon ai.

Pas ngjarjes së dhimbshme me modelen ukrainase, nëna e Anës mbërriti në Dubai për të qenë pranë vajzës së saj. Anna tha për vajzën e saj: “Ajo po merr trajtim mjekësor dhe gjithçka do të jetë mirë”. Policia e Dubait konfirmoi se “shtetasja ukrainase e cila ishte raportuar e zhdukur është shtruar në spital dhe po merr kujdes mjekësor në prani të familjes së saj”.

Maria went missing for eight days but was later found by a roadside with a broken spine

Nga hetimet e policisë u tha se ajo ka pësuar lëndime të rënda pasi ka hyrë e vetme në një kantier të ndaluar dhe ka rënë nga një lartësi e madhe. Agjencia ruse e lajmeve “Shot” raportoi se familja e modeles po kundërshton deklaratat e autoriteteve. “Nuk mund të komentoj për shkak të hetimeve”, - tha nëna e modeles.

Police believe she fell from a height, but her family have reportedly rejected this theory

Në momentin e zhdukjes së saj, Maria kishte planifikuar të merrte pjesë në një festë me "dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut". Ajo i tha nënës së saj se do të qëndronte me ta gjatë natës, por më pas u zhduk. Maria kishte rezervuar edhe një fluturim për në Tajlandë që nisej nga Dubai më 11 mars, por ajo nuk u shfaq në aeroport, ndaj familja dhe miqtë e saj njoftuan policinë.

Shoqja e Maria, gjithashtu modele, konfirmoi se të dyja vajzat ishin të ftuara në një festë, por në momentin e fundit ajo ndryshoi mendje dhe nuk shkoi... ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI