Flash

“Berisha nuk do t'i njohë zgjedhjet”/ Paralajmërimi i Ramës me shqiptarët në Athinë

Lapsi.al 30 March 2025
“Berisha nuk do t'i njohë zgjedhjet”/ Paralajmërimi i

Duke folur përpara shqiptarëve në Athinë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kreu i PD, Sali Berisha, nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit dhe do të shpallë pas votimeve se në zgjedhje ka ndodhur vjedhja më e madhe e votave në histori.

“Përgatituni që më 11 maj, në darkë, bufi i kënetës do të thotë fitore. Më 12 maj, pasdite, do të shikoni se nga këneta do të fryjë ajo era… dhe më 13 maj, në mëngjes, do të denoncohet vjedhja më e madhe e votave në histori. Ne e dimë këtë, por ajo që na intereson është ajo që do të bëjmë, duke ju ofruar juve paketën e mundësive për investime.

500 aplikantët e parë do të mund të investojnë pa taksa, pa TVSH, pa asnjë detyrim për 10 vjet rresht. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një shumë prej 250 milionë eurosh për kredi me norma interesi nën 3% për të gjithë ata që dëshirojnë të ndezin oxhakun në shtëpinë e gjyshit apo stërgjyshit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI