Flash

Makina përplaset me trafikndarësen në Milot – Thumanë, 3 të plagosur

Lapsi.al 30 March 2025
Makina përplaset me trafikndarësen në Milot – Thumanë,

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 18:00 të kësaj të diele, në aksin rrugor Milot-Thumanë. Një automjet me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI