Flash

Berisha vizitë në KMSH: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Lapsi.al 30 March 2025
Berisha vizitë në KMSH: Ora e faljes së të Premtes do

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të urura festen e Fiter Bajrami.

Berisha: Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kreut të KMSH zotot Spahiu, bashkëpunëtorëve te tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimane që kanë agjëruar por edhe të gjithë besimtarëve të zotit. Këtë ditë të nderimit, të përkushtimit, sakrificës së njeriut ndaj të madhit zot, vlerave hyjnore më të mira. Por e shfrytëzova rastin për tu zotuar para kreut të KMSH zotit Spahiu dhe të gjithë shqiptarëve se pas 11 majit nga vendimet e para do jetë dyfishimi i fondit për komunitetet fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht.

Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre ose kompensimin mbasi pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri.

Së treti unë garantoj dhe e garantove dhe kreun e KMSH, besimtarët myslimane, se falja ditën e premte do të percaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryeje detyrën e tij me falje ne xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet me orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanet. Dhe kjo nuk është lehtësi por është detyrim dhe do te vendoset menjëherë pas 11 majit.

Nuk mund të mos e theksoi se trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare. Dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre për urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin dhe zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie te shkëlqyer.

Është një ditë nderimi për të gjithë ata që agjëruan, por edhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të zotit dhe vlerave hyjnore.

Të këshilluara

Ndryshimi i orës ndikon shumë te njerëzit

Ndryshimi i orës ndikon shumë në shëndetin mendor dhe fizik, sidomos tek ata që e adhurojë gjumin e mëngjesit dhe për ta periudha e përshtatjes mund të zgjasë m...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI