Flash

Merrni frymë thellë, Tërmet Peçi citon Ismail Kadarenë (FOTO)

Lapsi.al 28 March 2025
Merrni frymë thellë, Tërmet Peçi citon Ismail

Tërmet Peçi është një nga karikaturat politike të Edi Ramës në pushtetin vendor dhe me gjasë pas 11 majit do ta shihni edhe në parlament si deputet të qarkut Gjirokastër.

Tërmeti e ka nisur vrullshëm fushatën edhe në rrjetet sociale, madje do të duket aq interesant sa komandanti i tij, Edi Rama. Në një postim sot në mëngjes, ai citon madje edhe shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Kush e njeh Tërmetin si gaztorin e oborrit të Rilindjes, e di shumë mirë se ai s’ka asnjë lidhje me librat dhe shkollën. Madje sa për shkollën, nuk dihet as sa klasë ka bërë. Por shkolla nuk është kriter për të bërë karrierë me Rilindjen. Përkundrazi, mund të jetë pengesë në shumë raste.

Mjafton të kesh rekorde kriminale dhe t’i servilosesh Edi Ramës. Tërmeti i plotëson të dyja këto kritere ndaj dhe është mbështetur nga kupola e Rilindjes si kryetar bashkie dhe tani si deputet.

Kadareja i ndjerë kushedi se ç’do të kishte menduar po të ishte gjallë e të mësonte se si një farë Tërmeti i Edi Ramës po i citon pjesë nga vepra e tij. Merrni frymë thellë dhe lexojeni për zbavitje!

“MIRËMËNGJES

"Si ka thënë dhe Kadare: "Në këtë qytet ishin të bukura sidomos mëngjeset"...

Nga mrekullia e gurtë ju urojmë ditë dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Tërmet Peci.

Të këshilluara

Breshëri dëmton të mbjellat në Lushnje

Moti i keq me reshje të shumta breshëri ka bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë. Siç shihet nga fotot, q...

20:08

Betohen 344 rekrutë të FSK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë kët...

20:02

Protesta të reja në të gjithë Serbinë

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilë...

18:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI