Flash

Ky është bakteri vdekjeprurës që u gjet tek mishi i pulës

Lapsi.al 28 March 2025
Ky është bakteri vdekjeprurës që u gjet tek mishi i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në media, ku një sasi prej 27 ton fileto pule e importuar nga Brazili, me prani të bakterit salmonela u fut në tregun shqiptar nga kompania "Dimal Inc".

Bëhet me dije se mishi i pulës ishte i infektuar me bakterin e njohur si "Salmonella Typhimurium". Sipas të dhënve të OBSH-së, "Typhi" është një patogjen kryesor enterik që infekton si njerëzit ashtu edhe kafshët. Infeksioni fillon me gëlltitjen e ushqimit të kontaminuar në mënyrë që salmonelat të arrijnë në epitelin e zorrëve dhe të shkaktojnë sëmundje gastrointestinale.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku dhe kapsllëk ose diarre. Disa pacientë mund të kenë skuqje apo dhe krruajtje dhe ethe. Sipas vlerësimeve të vitit 2019, ka 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke rezultuar në rreth 110 000 vdekje në vit.

Pra, në këtë rast, konsumatorëve shqiptarë i është rrezikuar seriozisht jeta, ndërkohë që AKU, Ministria e Shëndetësisë, dhe të gjitha instancat përkatëse nuk mbajnë përgjegjësi dhe as nuk kanë zbuluar se sa sasi nga 27 ton që janë futur në vend janë konsumuar nga qytetarët.

Të këshilluara

Protesta të reja në të gjithë Serbinë

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilë...

18:44

Ekspertët amerikanë shkojnë në SPAK

Këtë të premte ekspertët amerikanë janë paraqitur sërish në SPAK. Ata janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të premteje. ...

16:10

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI