Flash

Në kërkim nga policia, Dodik kthehet në Bosnje pas një ndalese misterioze në Beograd

Lapsi.al 28 March 2025
Në kërkim nga policia, Dodik kthehet në Bosnje pas një

Presidenti i entitetit serb të Bosnjes, Republika Srpska raportohet se është kthyer në kryeqytetin Banja Luka në mënyrë të papritur nga vizita e tij në Izrael, teksa Dodik mbetet në kërkim nga gjykata në Sarajevë.

Avioni qeveritar i Republikës Srpska u ngrit nga Izraeli mbrëmë vonë dhe u ul në Beograd gjatë natës, vazhdoi fluturimin pas një pushimi të shkurtër dhe u ul në aeroportin Mahovljani të Banja Lukës mëngjesin e sotëm, njoftuan mediat e Sarajevës.

Sipas tyre avioni ka shumë të ngjarë të ketë pasur në bord edhe presidentin Dodik.

Lideri i serbëve të Bosnjes është kthyer në vendin e tij të sigurt duke shmangur një vendosje në fuqi të një urdhri kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli, të cilit i është kërkuar kjo gjë nga Sarajeva.

Më herët Dodik kishte lajmëruar se do të kthehej nga vizita në Izrael javën e ardhshme.

Presidenti i Republikës së Serbisë ndodhej në Izrael për Konferencën për Luftimin e Antisemitizmit në Jerusalem dhe mediat izraelite raportuan dje pasdite se zyrtarët izraelitë, pas kërkesës së Gjykatës së Bosnjes që Interpoli të lëshonte një urdhër arresti ndërkombëtar për të, i sugjeruan të largohej nga vendi.

Dje, Gjykata e BeH kërkoi që Interpoli të lëshojë një njoftim të kuq për Dodik dhe Kryetarin e Parlamentit të RS Nenad Stevandiq, për dyshimin se ata kanë kryer veprën penale të “sulmimit të rendit kushtetues të Bosnje Hercegovinës”.

Të këshilluara

Ekspertët amerikanë shkojnë në SPAK

Këtë të premte ekspertët amerikanë janë paraqitur sërish në SPAK. Ata janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të premteje. ...

16:10

Tërmet i fortë godet Santorinin

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e t...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI