Flash

Sekuestrohet kokainë me vlerë 6 milionë euro në portin e Pireut

Lapsi.al 27 March 2025
Sekuestrohet kokainë me vlerë 6 milionë euro në portin e

Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane me origjinë nga Ekuadori dhe me destinacion Pireun .

Mediat e huaja shkruajnë se, gjatë kontrolleve në doganën e 3-të të Pireut, në njësitë ftohëse të kontejnerëve u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Me ndihmën e dy qenve antidrogë janë gjetur dhe sekuestruar 67 pako kokainë, me peshë bruto 78 kilogramë. Raportohet se vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3.51 milionë euro .

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik nga inspektorët e doganave dhe Policia greke, janë sekuestruar 47 pako kokainë , me peshë bruto 53 kilogramë dhe vlera e tyre llogaritet rreth 2.39 milionë euro .

Pesha totale bruto e kokainës arrin në 131 kilogramë dhe vlera e saj është 5.9 milionë. euro. Hetimi është në vijim, ndërsa po shqyrtohet mundësia e lidhjes së çështjes me raste të tjera të ngjashme, në kuadër të përpjekjeve për çmontimin e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës .

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI