Flash

Berisha: E dija që PD do të çahej, Bashës i thashë të mos...

Lapsi.al 27 March 2025
Berisha: E dija që PD do të çahej, Bashës i thashë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”. Ai u shpreh se e dinte që partia, PD do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.

Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë "po sikur të mos vijnë?". U thashë "8 vetë të vijnë më mjaftojnë". Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej.

Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë. I them Bashës "Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia". I thashë "do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit”, - u shpreh Berisha.

Ai e quajti Blinkenin një zyrtar të padenjë, ndërkohë që theksoi se pret nga drejtësia amerikane "t’i tregojë vendin". Berisha shtoi se në Evropë në atë kohë etiketohej si një lidër proamerikan.

"Do të rrëfej një gjë se kam thënë kurrë, tek Sali Berisha ke një person jashtë kësaj pamje, person i cili është rritur, është formuar nga njerëz që kanë luftuar jo një, dy 10, por 40 vite, njerëz që me gjithë këto përpjekje nuk fituan asnjë luftën, por nuk pushuan kurrë së luftuari, ai mori pjesë në çdo përpjekje nga 1909 kishte për pushkë deri në 45, ai nuk kishte fitu asnjë betejë, ishte përlesh gjithnjë me armiq shumë të mëdhenj, por ajo që kishte specifikë ai njeri, nuk e kishte lënë armën në një anë, kjo është e gjithë trashëgimia ime.

Po qe se më kërkojnë në pozicion unë aty jam, nuk mund të jem ndryshe, se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë.

Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pavetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptim, Antony Blinken u provuam një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan," tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI