Flash

Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim, jo thjesht rotacion

Lapsi.al 27 March 2025
Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim,

Partia Mundësia ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se në Shqipëri ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion.

Shehaj u shpreh se ndërsa që nga viti ’92 gjithçka ka ndryshuar, vetëm drejtuesit politikë jo.

“Imagjinoni, kur drejtuesit e sotëm morën pushtetin për herë të parë, ne dëgjonim muzikë me kaseta, të rrallë ishin ata që kishin kompjutera, dhe shumë pak ata që kishin telefon fiks. Sot, pavarësisht se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale, politika shqiptare ka mbetur si një kasetë e prishur që përsërit të njëjtat fjali, të njëjtat premtime, i njëjti zhgënjim.

Në Shqipëri prej 35 vitesh kemi vetëm dy pole politike që ose janë në qeveri ose janë në opozitë, por në fakt, të dyja kanë qenë gjithmonë në pushtet. Për ata, pushteti nuk është vetëm të jesh në zyrë, por të kontrollosh institucionet, ekonominë. Të ardhmen e çdo qytetari.

Kanë shkëmbyer rolet, por loja ka mbetur e njëjta. Ne nuk jemi këtu për të ndërruar një pushtetar me një tjetër, por për t’i dhënë fund këtij cikli dhe për t’i kthyer pushtetin dhe lirinë qytetarit të thjeshtë.

Sot jam këtu me bindjen për të thënë se ky realitet mundet dhe do të ndryshojë. Kemi vendosur të garojmë jo sepse dëshirojmë një post, por sepse besojmë se Shqipëria meriton më shumë. Por kjo ndodh vetëm nëse ne i dalim përballë këtij sistemi duke thënë qartë: "Ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion!"

Ne jemi alternativa që Shqipëria ka kërkuar prej dekadash. Partia Mundësia është këtu për t'u thënë njerëzve të lodhur se ka një rrugë tjetër, një politikë që bazohet tek puna, jo tek lidhjet; tek merita, jo tek korrupsioni.” - u shpreh Shehaj.

Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi se ndërsa ndryshimi duhet të kishte nisur që para 30 vitesh, koha më e mirë është tani.

“Siç thotë një fjalë e urtë: "Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ka qenë para 30 vjetësh. Koha e dytë më e mirë për ta mbjellë atë pemë është sot."

Ne nuk mund ta ndryshojmë dot të shkuarën, por mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen tonë, duke filluar nga tani. Ejani të mbjellim bashkë pemën e shpresës, të punës dhe të suksesit për Shqipërinë tonë.

Faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit për besimin tuaj. Ne do ia dalim! Shqipëria do ia dali!” - përmbylli Shehaj fjalimin e tij.

Partia Mundësia e themeluar nga Agron Shehaj futet këto zgjedhje për herë të parë dhe jo në kualicion.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI