Flash

Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

Lapsi.al 27 March 2025
Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

Shqipëria përfitoi 64,5 milionë euro nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por vetëm 18,5 milionë janë grante – pjesa tjetër janë kredi të buta. Ky detaj u anashkalua nga kryeministri Edi Rama, i cili po e përdor integrimin si kartë elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Esmeralda Topi

Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si kartë kryesore elektorale. Me premtimin e “pasaportës europiane” dhe përfundimin e negociatave në 2027, Rama u kërkon qytetarëve votën për Partinë Socialiste më 11 maj pas 12 vitesh pushtet.

Për të përforcuar narrativën e tij elektorale, Rama shfrytëzoi edhe fondet e përfituara nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

‘Bëhet fjalë për 64. 5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje e axhendës për reformat dhe 34 kalojnë përmes Fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën’, deklaroi kryeministri, ndërsa anashkaloi faktin se shumica e kësaj shume janë kredi.

Fakt

Shqipëria përfitoi 64,5 milionë euro nga Bashkimi Evropian si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Por nga kjo shumë, vetëm 18,5 milionë euro janë grante– pjesa tjetër janë kredi të buta për të mbështetur reformat dhe investimet në infrastrukturë.

Me konkretisht me këtë parafinancim, Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit.

Dhe pjesa e mbetur prej 34.5 milionë euro, do t’i injektohet drejtpërdrejt Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF-it) në formë grantesh dhe huash, për investimet në infrastrukturë në Shqipëri.

Mungesën e transparencës mbi natyrën e mbështetjes financiare që Shqipëria po merr nga BE ekspertët e shohin si të qëllimshme.

“Rama me kast nuk e thotë. BE e thotë qartë, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit”, shpjegon ekspertja për ekonominë dhe financat Irena Beqiraj.

Nuk ka asgjë për tu mburrur veç propagandës – thekson Beqiraj.

“BE njoftoi se kishte bërë pagesën e parë prej 7% të shumës për Maqedoninë e Veriut. 7% ka marrë sot edhe Shqipëria. Së shpejti pagesa do t’i bëhet edhe Serbisë. Kosova nuk e ka ratifikuar ‘marrëveshjen e huasë’ me BE-në në Parlament dhe derisa ta bëjë këtë nuk mund të marrë pagesën e parë”

Prapavijë

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Pagesat e ardhshme në kuadër të Facilitetit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformave të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Axhendën e Reformës. Ndërsa Shqipëria përparon në zbatimin e Axhendës së Reformës, BE do të zhbllokojë pagesat.

Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ofron një udhërrëfyes për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Po ashtu, ky plan lehtëson qasjen graduale në tregun unik, mbështet integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal si dhe u mundëson qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të korrin disa përfitime të hershme nga integrimi në BE./ Faktor.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI