Flash

Lëvizja Bashkë prezanton programin/ Katër shtyllat e daljes nga kriza

Lapsi.al 27 March 2025
Lëvizja Bashkë prezanton programin/ Katër shtyllat e daljes nga

Një analizë e krizës aktuale permanente dhe katër shtylla me këndvështrim të majtë për të garantuar daljen prej saj. Ky ishte thelbi i prezantimit të programit nga Lëvizja BASHKË, të mërkurën, me të cilin ajo do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit.

Mes shumë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes, drejtuesja e eventit Ariela Zeneli ia dha fjalën drejtuesit shkencor të punës së grupit të programit, pedagogut të shkencës politike Sofokli Meksi. Pas tij aktivistët Redi Muçi, Jani Marka, Redi Kociaj dhe Bora Mema parashtruan katër shtyllat programore: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja demokratike.

Programi i forcës së drejtuar nga Arlînd Qori është, ne fakt, produkt i punës së rreth 50 ekspertëve dhe profesionistëve, të cilët kanë punuar 15 muaj për të studiuar rrugëdaljet nga kriza permanente.

"Ky program ka për të qenë udhërrëfyesi ynë jo vetëm për 11 majin, por për dekadën e ardhshme" u tha në tubim refreni i të cilit qe se

"Shqipëria ka nevojë për një transformim të madh ekonomik, social dhe demokratik" dhe se asaj i duhet një plani i detajuar i mëkëmbjes së bujqësisë, industrisë, infrastrukturës, energjetikës e turizmit të qëndrueshëm. Partia e Arlind Qorit do të jetë me numrin 2 në fletën e votimit të 11 majit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI