Flash

"Precedenti i Kosovës", Vuçiç flet për bombardimin e Serbisë nga NATO

Lapsi.al 26 March 2025
"Precedenti i Kosovës", Vuçiç flet për

Në një intervistë për revistën javore zvicerane “Weltwoche” presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka folur për ato që i quan pasojat të precedentit të Kosovës. Pra, më saktë bombardimi i ish-Jugosllavisë nga NATO më 1999.

"Çfarë na bënë neve, ata e shohin tani në Ukrainë, se edhe rusët po përdorin të njëjtën narrativë. Unë do bëja të njëjtën gjë nëse do isha në vendin e tyre. Nuk është mirë për ne, por është për ta. Dhe çfarë përgjigjeje do mund t’u jepje atyre – që bombardimi i Serbisë ishte legal? Nuk ishte dhe ata e dinë… Dhe kur duhet të thonë diçka, ata thonë “po mirë, ne shmangëm një fatkeqësi të madhe humanitare në Kosovë”. Njësoj si fjalia e rusëvë ne Donetsk dhe Lugansk", tha ai

Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s më 1999 – për të cilën Vuçiç thotë se ishte kundër Serbisë dhe jo Jugosllavisë – ka krijuar atë që njihet si “precedenti i Kosovës” që do të thotë se sa herë fuqitë e mëdha duan, mund të ndajnë një shtet sovran.

Qasja vetëm në këtë mënyrë ndaj Kosovës dhe çështjes së saj, që është më e vjetës sesa ndërhyrja e vitit 1999, reflekton një paradigmë të pakalueshme në psikologjinë e serbëve. Aq sa edhe një njeri si Koshtunica, ish-presidenti i parë pas rënies së Millosheviçit, tingëllon më realist. Në një intervistë të tijën, ai u shpreh se çështja e Kosovës ishte çështje përfaqësimi dhe kjo mungesë përfaqësimi solli atë rebelim që solli.

Vuçiç është një hap më pas, ai thotë se statusi i Kosovës as duhet diskutuar; pavarësisht sesi sillet Serbia aty. Është shumë e vështirë të besohet mandej angazhimi diplomatik i Beogradit në lidhje me Prishtinën dhe BE-në.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI