Flash

Sonte "Nata e Kadrit"/ Thuhet se vlen sa 1 mijë muaj, por pse ka kaq rëndësi

Lapsi.al 26 March 2025
Sonte "Nata e Kadrit"/ Thuhet se vlen sa 1 mijë muaj, por pse ka

Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit dhe sipas llogaritjeve parashikohet se është pikërisht sot më 26 mars.

Cila është rëndësia?

Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë!

Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.

Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.

Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm. Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire. 

Të këshilluara

Greqia rrit pagën minimale në 880 euro

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar p...

19:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI