Flash

"PS fle, armiku s’fle"/ Paloka nxjerr VIDEON: Si gënjen Rama me mbledhjet e natës

Lapsi.al 26 March 2025
"PS fle, armiku s’fle"/ Paloka nxjerr VIDEON: Si gënjen

Deputeti demokrat Edi Paloka, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Rama, se "Partia Socialiste punon me orë të zgjatura këtë periudhë para zgjedhjeve" si të pavërteta. Rama dhe Ogerta Manastirliu shfaqen pothuajse çdo ditë në orët e vona në FB të kryeministrit duke takuar shtabet elektrorale.

Por në një video të publikuar në rrjetet sociale, Paloka hedh poshtë deklaratat e kryeministrit. Sipas tij, e njëjta zyrë ku një natë më parë ishte Rama rreth orës 22:00, sot është gjetur e mbyllur pa shkuar ende ora 20:00.

“Rama fle, PS fle , “armiku” nuk fle… Rama ben sikur leviz “befasisht” ne oret e vona te nates neper zyrat e PS dhe gjoja i gjen ata ne kulmin e punes! Mbreme dha shfaqjen e rradhes me zyren ne Kombinat.

Po ja realiteti sot. Ora nuk ka qene as 20.00 kur jane regjistruar keto pamje ne te njejten zyre. “Armiku” nuk fle ndersa PS po zvarrget cdo dite e me shume pavarsisht se Edvini po behet cope ta mbaje ne kembe artificialisht! Mashtrues i vogel…” – shkruan Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI