Flash

Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Iku nga shtëpia në 1 prill

Lapsi.al 27 March 2025
Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Iku nga shtëpia në 1

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisionin "Opinion" tha se raporti mes saj dhe Metës është krisur më 1 Prill. Ajo pretendoi se informacionin e divorcit me Metën e ka parë në media dhe nuk ka kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Ndër të tjera ajo tha se çështjet politiko-personale nuk dëshiron t'i diskutojë në aspektin emocional.

"Unë nuk do të marr pjesë as në seancën e radhës. Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e marrëdhënies personale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua t’i diskutojmë fare në aspektin emocional. Marrëdhënia ime është si një deputete.

Raporti është thyer më 1 prill të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë nuk kam pasur asnjë prononcim. Për mua kjo është e kaluar, vazhdoj të eci para për fëmijët e mi. Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media.

Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen Shqipëri – Francë. Nuk jemi ulur ta bisedojmë ndonjëherë dhe nuk kam asnjë shpjegim prej tij” - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI