Flash

Detaje nga sherri në Sarandë, si e plagosën me tre goditje me thikë 17-vjeçarin

Lapsi.al 27 March 2025
Detaje nga sherri në Sarandë, si e plagosën me tre goditje me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me tre goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në rrugën "Bilal Golemi", dhe ka sjellë panik mes banorëve të zonës.

I mituri B.K., nxënës në gjimnazin "Hasan Tahsini" dhe banues në Sarandë, u sulmua me një thikë nga bashkëmoshatari i tij, K. Cora, pas një konflikti që ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se i riu është goditur një herë në stomak dhe dy herë në ije, duke pësuar plagë serioze, që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

I plagosuri u transportua fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku mjekët i dhanë ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, ndërsa mjekët po monitorojnë nga afër situatën e tij shëndetësore.

Policia reagoi shpejt duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, K. Cora. Pas sulmit, ai tentoi të largohej dhe të fshihte armën e krimit duke e hedhur në një zonë të mbuluar me ferra. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, ai u kap dhe u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur motivet e sakta të konfliktit mes dy adoleshentëve dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe mes të rinjve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI