Flash

Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg menaxheri i grupit famëkeq “Albkings” në Telegram

Lapsi.al 27 March 2025
Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg menaxheri i grupit famëkeq

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njërin nga të akuzuarit për krijimin dhe menaxhimin e grupit famëkeq, “Albkings” në Telegram, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave.

Bëhet e ditur se ndaj të pandehurve, përfshirë Florent Poroshtincën, Edvin Nevzatin dhe të dyshuarës me inicialet E.S., rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.

Edvin Nevzadi pasi kishte pranuar fajësinë dhe ishte liruar nga paraburgimi në tetor të 2024-së, ka ikur në Serbi, dhe nuk është paraqitur as më 30 janar kur kishte për t’u mbajtur seanca gjyqësore ndaj tyre, e cila është mbajtur sot. Ndërsa Florent Poroshtica ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Ndërkohë Gjykata e Prishtinës ka veçuar rastin për administratorin e grupit ‘AlbKings’, Edin Nevzatin, i cili ka ikur në Serbi. Gjykatësi Adnan Kamberi, ka thënë se do të marrë masat e duhura që Nevzati të sillet para drejtësisë. Seanca ishte vendosur të mbahej më 30 janar, por u shtye. Kjo për faktin se të dyshuarit nuk ishin prezentë. Edin Nevzatin e kishte njoftuar avokatin në momentin e fundit se nuk do të paraqitet në seancë, ndërsa është konstatuar se i njëjti ka ikur në një fshat në Serbi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI