Flash

I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet në Shqipëri 19-vjeçari (VIDEO)

Lapsi.al 27 March 2025
I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet në Shqipëri

jë 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të enjte. Bëhet fjalë për të riun me iniciale F.T, familjarët e të cilit kishin deklaruar se i rrezikohej jeta në kontinentin afrikan dhe kishin kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku përmes një reagimi zyrtar bën me dije se i riu është kthyer i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.

“Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë e ëma e të riu ka deklaruar se djali i saj ndodhej prej 5 muajsh në Afrikë, por nuk dihet arsyeja pse ai kishte shkuar në Sierra Leone.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI