Flash

Banorët e fshatit Rrjoll protestë para SPAK, kundërshtojnë ndërtimin e resortit

Lapsi.al 28 March 2025
Banorët e fshatit Rrjoll protestë para SPAK, kundërshtojnë

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës po protestojnë ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të një resorti turistik.

Këta banorë kanë protestuar më herët edhe në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK. Rreth 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se u kanë grabitur pronat.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, është shprehur një prej protestuesve.

Të këshilluara

Tërmet i fortë godet Santorinin

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e t...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI