Flash

Betohen 344 rekrutë të FSK-së

Lapsi.al 28 March 2025
Betohen 344 rekrutë të FSK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë këtij viti, nga krerët shtetërorë u konsideruan pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe amanet për mbrojtjen e atdheut.

Në këtë ceremoni, e cila u mbajt në Palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, kishin ardhur shumë familjarë të ushtarëve të rinj, por nuk munguan as krerët shtetërorë.

Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vjosa Osmani tha se ushtria nuk është vetëm një forcë e armatosur, por një përkushtim ndaj sigurisë dhe garanci për paqen. Ajo tha se rekrutët e rinj që u betuan sot janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe sot Osmani rikujtoi se Kosova sot është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

Presidentja Osmani tha se rruga euro-atlantike e Kosovës është e qartë dhe e pakthyeshme. Sipas saj, FSK-ja me profesionalizmin e saj po dëshmon se është e denjë që të kontribuojë në sigurinë ndërkombëtare.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh se diplomimi i rekrutëve sot po ndodh në muajin mars, të cilin muaj ai e konsideroi si muajin e lavdisë kombëtare. Kurti theksoi se betimi i ushtarëve të rinj që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës vjen si amanet për mbrojtjen e atdheut.

Në këtë ceremoni u ndanë lëvdata edhe për rekrutët e dalluar, ku për rezultatet e arritura akademike gjatë stërvitjeve u shpërblye rekruti Luan Verbovci, e për performancën më të mirë fizike lëvdatë mori rekrut, Elvis Qitaku, për përkushtim në detyrë më lëvdatë u shpërblyen instruktorët Rafet Gashi dhe Valon Halimi. /Kosovapress/

Të këshilluara

Protesta të reja në të gjithë Serbinë

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilë...

18:44

Ekspertët amerikanë shkojnë në SPAK

Këtë të premte ekspertët amerikanë janë paraqitur sërish në SPAK. Ata janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të premteje. ...

16:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI