Flash

Berisha: Kjo drejtësi është një armë në duart e regjimit kundër opozitës

Lapsi.al 28 March 2025
Berisha: Kjo drejtësi është një armë në duart e

Drejtësia është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit, kundër opozitës, tha gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësinë kreu i PD-së, Sali Berisha.

‘Një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha.

Sipas tij, ‘ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty.

Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur. As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje’,.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

E treta, po kaq e rëndësishme.

Është zhdukur në këtë sistem prezumimi i pafajësisë, parimi themelor i prezumimit të pafajësisë.

Po të shkoni në popullatën e burgjeve, 62 përqind e të burgosurve në këtë vend janë të paraburgosur, persona nën hetim, persona që absolutisht shumica e tyre nuk duhet të ishin aty ku janë.

Por ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty.

Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur.

As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje.

Po kjo ekziston se këtu nuk ka prokurorë dhe gjykatës.

Për të zbardhur vendimin i duhen 4 apo 5 muaj apo të fusësh mik për të zbardhur vendimin.

Tani, këto janë konsekuencat e rënda për qytetarin shqiptar.

Kemi edhe një problem tjetër të dokumentuar, faktik.

Kjo drejtësi ka krahun e saj politik të pamohueshëm.

Krahun politik, i cili në një moment të caktuar, në një vit elektoral, së pari në mënyrë antikushtetuese bën amnistinë e krimit elektoral.

Dosjet që ju i dini të gjithë, janë dosje të bazuara në regjistrime zyrtare, konform procedurave ligjore, 100 përqind të vlefshme. Dy dosjet, e Peshkopisë dhe e Durrësit.

Por ato, kreu i afërmendshit i hedh në kosh sepse aty del kryeministri në të dy dosjet. Del kryeministri si kapo i krimit elektoral në ato dosje.

Mirëpo nuk ka akt më të rëndë se sa amnistimi i krimit elektoral.

Sepse ajo faktikisht përbën licencë për bllokimin e rotacionit të pushtetit.

Përbën licencë për përdorimin e krimit dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.

Së dyti, e thashë edhe më sipër, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare.

Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën.

Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit.

Pra, është shndërruar në një armë politike e fuqishme në duart e regjimit.

Të këshilluara

Breshëri dëmton të mbjellat në Lushnje

Moti i keq me reshje të shumta breshëri ka bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë. Siç shihet nga fotot, q...

20:08

Betohen 344 rekrutë të FSK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë kët...

20:02

Protesta të reja në të gjithë Serbinë

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilë...

18:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI