Flash

Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

Lapsi.al 28 March 2025
Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura

Nga Edmond Hoxhaj

Konkluzionet për një procedim disiplinor të dytë ndaj drejtuesit të pezulluar të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, u paraqitën të premten më 28 mars me dyer të mbyllura për publikun. Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në seancë do të trajtoheshin të dhëna që mund të dëmtonin imazhin e prokurorit – ndonëse vetë Llaho kërkoi që gjithçka të ishte publike.

Llaho u procedua administrativisht më parë me kërkesë të ILD-së lidhur me zvarritje të hetimit në një çështjeje penale dhe për moszbatim të një vendimi gjykate. ILD kërkoi ulje të pagës së prokurorit Llaho si masë disiplinore, por shumica e anëtarëve të KLP-së vendosën më 31 janar masën e “vërejtjes publike”.

Më herët, më 16 janar, SPAK njoftoi se gjykata respektive kishte pranuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj prokurorit Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Nga sa u parashtruan në seancën e 27 shkurtit, para se të vendosej që ky procedim disiplinor të trajtohej me dyer të mbyllura, ndaj Llahos kishte kryer ankesë pranë ILD-së një prokurore e Sarandës.

Përfaqësuesja e ILD-së bëri me dije se ankuesja ka paraqitur gjashtë ankesa gjatë periudhës shtator-tetor 2004, duke ngritur pretendime për episode të ndodhura prej vitit 2023. Sipas ankueses, prej një viti ajo haste vështrirësi për të ushtruar detyrën si pasojë e sjelljes së drejtuesit Llaho. Ajo ka pretenduar se ka pasur sulme që kanë shkuar deri në personale dhe se gjuha ka qenë e papërshtatshme.

ILD ka hetuar rrethanat e trajtimit të dy materialeve kallëzuese, që janë depozituar në Prokurorinë e Sarandës kur prokurore e gatshme ka qenë ankuesja. Sipas ILD, megjithëse këto materiale kallëzuese diktonin kryerjen e veprimeve të menjëhershme dhe duhej ti kalonin prokurores së gatshme, Llaho i ka trajtuar vetë.

Po ashtu, përfaqësuesja e ILD parashtroi pretendimet e ankueses se, Llaho në një mbledhje të prokuorëve në nëntor të vitit 2023 i është drejtuar prokurores vartëse lidhur me ndalimin e një personi, duke i thënë se “mallkimet e atij njeriu që me të padrejtë keni caktuar masë sigurimi ‘arrest në burg’ për një fakt penal në ditën e parë të punës, do t’ju përndjekin”. Po ashtu, u parashtruara para KLP se Llaho i ka thënë ankueses pas ekzekutimit të masës së sigurisë ndaj të hetuarit, se çfarë prokurore ishte që shkonte në spital, nëse i kishte dalë gjë dhe se asnjë prokuror nuk vepronte si ajo në Republikën e Shqipërisë. Në komunikime të mëtejshme është pretenduar prej ankueses së drejtuesi i kishte thënë se a dinte se kush ishte ai dhe çfarë i bënte ai, si dhe se do t’i drejtohej Shkollës së Magjistraturës me kërkesë për të pyetur nëse e kishte kaluar testin psikologjik.

Përfaqësuesja e ILD nuk pranoi sygjerimin e ardhur nga këshilli për të shmangur këto sqarime duke i konsideruar të nevojshme, ndërkohë që një prej anëtarëve kërkoi që të vijohej me dyer të mbyllura. Nga shumica anëtarëve të KLP u konsiderua se këto rrethana nëse trajtoheshin në publik, prishnin imazhin e prokurorit.

Vetë prokurori Kledian Llaho, si dhe përfaqësuesja e ILD-së kërkuan në seancën e 27 shkurtit që të vijonin me dyer të hapura. Llaho tha se nuk kishte asnjë arsye që të mos bëheshin publike gjetjet e hetimit administrativ.

Megjithatë, KLP vendosi me shumicë votash të vijonte seancat e mëvonshme me dyer të mbyllura, përfshi dhe konkluzionet përfundimtare që u paraqitën të premten. KLP nuk bëri me dije kërkimet përfundimtare të palëve.

Ndërkohë, burime zyrtare të ILD-së pohuan për BIRN, se i është qëndruar kërkimit fillestar, për caktimin e masës disiplinore ulje e pagës me 40% për një periudhë 1 vjeçare dhe largimin nga detyra e kryetarit.

Llaho ishte i paarritshëm deri në publikimin e këtij shkrimi për t’u pyetur lidhur me kërkimin e tij përfundimtar për këtë hetim administrativ të filluar ndaj tij.

Seanca e radhës u shty për më datë 10 prill, në orën 10:00./BIRN

Të këshilluara

Breshëri dëmton të mbjellat në Lushnje

Moti i keq me reshje të shumta breshëri ka bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë. Siç shihet nga fotot, q...

20:08

Betohen 344 rekrutë të FSK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë kët...

20:02

Protesta të reja në të gjithë Serbinë

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilë...

18:44

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI