Flash

Tentuan të grabisin biznesin, por përfunduan në kanal bashkë me kasafortën

Lapsi.al 31 March 2025
Tentuan të grabisin biznesin, por përfunduan në kanal bashkë

Një biznes në afërsi të Lushnjes është grabitur gjatë natës. Gjatë natës disa persona kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën në një biznes thertore. Ata kanë marrë edhe një nga furgonat e kompanisë për t'i transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit automjeti ka rënë në një kanal kullues, në dalje të fshatit Golem i Vogël. Autorët më pas janë largur me një mjet tjetër, dhe kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Në automjetin e rënë në kanal është gjetur edhe kasaforta.

Policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në kapjen e autorëve të përfshirë. Në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI