Flash

Mishi i pulës me salmonelë, AKU nuk gjen asgjë nëpër tregje

Lapsi.al 31 March 2025
Mishi i pulës me salmonelë, AKU nuk gjen asgjë nëpër

Nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit.

AKU thotë se grupet e inspektimit u shtrinë në 10 qarqet ku ishte shitur mishin madje në të gjitha njësitë tregtare janë vendosur njoftime me foto të produktit për të informuar konsumatorin qe në rast se e kanë blerë këtë mish të mos e konsumojnë.

Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

Problemi, sipas AKU, u thellua më tej nga fakti se kompania importuese ka paraqitur fatura fiktive, duke penguar gjurmimin e saktë të produktit të kontaminuar në treg. Prandaj ajo është kallëzuar në prokurori. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë importuese.

Gjithashtu në hetim është vënë edhe vëllai i tij, si dhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtij produkt të mbërritur në Portin e Durrësit me 11 Mars.

Dyshimet e policisë për 3 zyrtarët lidhen me vonesën e përgjigjes së analizave të kryera kampionëve të mishit, që ka marrë rreth 10 ditë, nga 3 ose 4 ditë që duhet zakonisht. Mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin. Infeksioni i salmonelës mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe dhe dehidrim, simptoma që shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumit të mishit të infektuar. Vetëm gatimi në temperaturë mbi 70°C mund të eliminojë rrezikun.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI