Flash

PAMJET/ Arrestohet e dehur në timon kryebashkiakja në SHBA

Lapsi.al 31 March 2025
PAMJET/ Arrestohet e dehur në timon kryebashkiakja në SHBA

Pamjet e publikuara së fundmi të marra nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë tregojnë një kryebashkiake demokrate në Nju Xhersi duke iu marrë këmbët dhe duke qarë gjatë arrestimit. Ajo akuzohet se kishte çuar djalin e saj nga çerdhja në shtëpi në gjendje të dehur.

Kryetarja e bashkisë Lumberton, një qytet i vogël 25 milje në lindje të Filadelfias, Gina LaPlaca, 45 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për rrezikim dhe neglizhencë të fëmijëve, drejtim të makinës me patentë të skaduar dhe shkelje të tjera. Policia iu afrua asaj jashtë shtëpisë rreth orës 17:40 më 17 mars, pasi një banore e raportoi pasi po drejtonte makinën në gjendje të çrregullt.

Teksa LaPlaca nxjerr djalin e saj 2-vjeçar nga sedilja e makinës BMW Sedan, një oficer e pyet: "A je mirë?".

"Po, jam," u përgjigj LaPlaca, përpara se të humbiste ekuilibrin. Kur u pyet për pasqyrën e saj të dëmtuar të pamjes anësore, LaPlaca tha se kishte goditur diçka, por tha në mënyrë të paqartë: "Nuk e di".

Asaj iu morën këmbët përsëri kur iu kërkua të qëndronte në njërën këmbë si pjesë e testeve përpara se të qante teksa oficerët e prangosnin.

“Më vjen keq”, - u tha LaPlaca oficerëve, të cilët dyshohet se gjetën një shishe të vogël pijesh alkoolike dhe një shishe uji të mbushur me alkool në makinën e saj.

Kryebashkiakja pranoi më vonë në polici se kishte pirë para se të shkonte për të marrë djalin e saj nga çerdhja.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, bashkëshorti i saj Jason Carty, i cili është një zjarrfikës dhe aktivist politik, pretendoi se gruaja e tij ishte përballur me varësinë nga alkooli dhe tani po merr trajtimin që i nevojitet.

Ajo u zgjodh për herë të parë në vitin 2020 dhe u rizgjodh në vitin 2023. LaPlaca u lirua menjëherë pas arrestimit dhe është planifikuar të dalë në gjykatë më 28 prill. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI