Flash

A do bëjë koalicion me Ramën për hatër të integrimit në BE? Përgjigjet Sali Berisha

Lapsi.al 31 March 2025
A do bëjë koalicion me Ramën për hatër të

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.

“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në” - tha Berisha.

I pyetur në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

“Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, - u shpreh Berisha.

Sa i përket drejtësisë, ai theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.

“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” - shtoi ai. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI