Flash

Adriatik Lapaj në GJKKO, padit për shpifje Agron Shehajn

Lapsi.al 1 April 2025
Adriatik Lapaj në GJKKO, padit për shpifje Agron Shehajn

Kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në Gjykatën e Posaçme për shpifje, Agron Shehajn.

Në dyert e GJKKO-së, Lapaj është shprehur për gazetarët se ka të paktën tetë raste të dokumentuara të shpifjes.

“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë.

Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si ta kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet.Unë Adriatik Lapaj, as nëna as babai dhe asnjë familjar I rrethit të parë timin nuk ka asnjë metër tokë në Republikën e Shqipërisë.

Ka të paktën tetë shpifje ndaj meje.”

Kujtojmë se në emisionin ‘Opinion’ e të enjtes së kaluar, kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj solli disa dokumenta të cilat sipas tij tregojnë se kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përfshihet në çështje pronash në bregdetin e Shqipërisë.

Sipas Agron Shehajt, Lapaj përfshihet ose si ndërmjetësues investimesh strategjike, ose si përfaqësues kompanie që pastron para krimi për të marrë prona në Ksamil që vjehrri i tij i kishte gjykuar si kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Shehaj në fjalën e tij u shpreh se është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj, duke nënkuptuar se janë shumë çështje, për të cilat janë në dijeni si kryetarët e partive të mëdha e të vogla, ashtu edhe media, por nuk flasin.

Lapaj reagoi live në emision, duke i nisur një mesazh Blendi Fevziut, duke bërë të ditur se do të padisë deputetin Agron Shehaj ditën e hënë për akuzën e shpifjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI