Flash

Berisha: Vangjush Dako ndërton edhe nga burgu

Lapsi.al 1 April 2025
Berisha: Vangjush Dako ndërton edhe nga burgu

Nga qyteti i Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim për ish-kryebashkiakun, Vangjush Dako, i cili ndodhet në burg për shpërdorim detyre.

Sipas Berishës, Dako ka ndërtuar një vilë në Konvaleshencën në Durrës. Gjatë vizitës në një familje të prekur nga tërmeti shkatërrues i 2019-ës, kryedemokrati tha se Vangjush Dako ka ndërtuar një vilë 2-3 katëshe nga qelia, dhe se bëhet fjalë për rreth 900 metra truall publik.

Berisha tha se ishte një mik, i cili e kishte informuar për vilën e Dakos, i cili po ashtu do ti sillte dokumentet për ekzistencën e këtij objekti.

“Vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Pardje po më thoshte një mik i imi që Gjushi paska ndërtuar vilë në truallin e Konvaleshencës, në truallin publik, 900 metra. Se mafia është e fshehtë, është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.

Tha e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet, Gjushi nga biruca, nga qelia ndërton vilë 2-3 katëshe në territorin e Konvaleshencës së ushtrisë apo policisë, ku kryeinspektor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimeve dhe ka vetëm një meritë që është daja i Ballës apo ka nip Taulantin a diçka e tillë, Doda si e ka emrin”- u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI