Flash

Padia e Lapajt/ Shehaj: Shfaqje në Gjykatë për t'iu fshehur debatit në publik 

Lapsi.al 1 April 2025
Padia e Lapajt/ Shehaj: Shfaqje në Gjykatë për t'iu fshehur

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi pas kallëzimit që Adriatik Lapaj i bëri në Gjykatë për shpifje.

Sipas Agron Shehajt, Lapaj po i fshihet debatit publik për denoncimet që ai ka bërë se Lapaj është avokat sekser i vjehrrit të tij në Gjykatën e Sarandës.

Sipas Shehajt, Lapaj po përdor një kallëzim në Gjykatë për këtë.

"Lapaj dha një shfaqje në dyert e Gjykatës për ta zvarritur çështjen me procedura gjykate."

"Bëri të njëjtën gjë që bëjnë të gjjthë politikanët e korruptuar kur unë i kam denoncuar" - u shpreh Shehaj.

Kreu i 'Mundësia' theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat.

"I ka dalë boja" - shtoi Agron Shehaj, ndërsa konfirmoi se do ta ndjekë në kallëzimin e Lapajt ne gjykatë.

Kur dorëzoi kallëzimin në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Lapaj u shpreh se nuk kërkonte përplasje me Shehajn, por akuzat e tij meritonin një përgjigje.

Lexo më tej: Adriatik Lapaj në GJKKO, padit për shpifje Agron Shehajn

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI