Flash

Antidroga, 45 urdhër-arreste në Itali për shqiptarë, italianë e afrikanë (PAMJET)

Lapsi.al 2 April 2025
Antidroga, 45 urdhër-arreste në Itali për shqiptarë,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të martë në disa zona të Italisë. Autoritetet u angazhuan për të ekzekutuar 45 urdhër-arreste ndaj shtetasve italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë. Urdhër-arrestet u lëshuan ndaj tyre pasi ata janë pjesë e organizatave mafioze të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine, Afrika e Veriut dhe Holanda.

Nga hetimet u zbulua se dy grupet menaxhonin trafikun duke u mbështetur në komunikime të koduara dhe mbështetje nga organizatat më të njohura mafioze. Nga 45 urdhër-arrestet 30 janë me burg, 12 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim qëndrimi. Operacioni u koordinua nga Drejtoria antimafia e Qarkut Brescia.

Grupi i parë kriminal i vendosur në provincën e Brescias menaxhonte trafikun ndërkombëtar të drogës duke importuar kokainë nga Kolumbia me bashkëpunimin e një kontakti lokal të lidhur me “Clan del Golfo”, një organizatë kriminale kolumbiane. Ndërsa hashashi mbërrinte nga Maroku, duke kaluar nëpër Spanjë, ku kishte gjetur strehë një nga të arratisurit.

Grupi i dytë kriminal kishte lidhje familjare me familjet e fuqishme të Ndrangheta, Nirta dhe Strangio di San Luca, si dhe me bashkëpunëtorë shqiptarë. Ata kishin krijuar selinë e tyre në Gussago, në provincën e Brescia duke e shndërruar atë në një qendër magazinimi të drogës që vinte nga jashtë, e destinuar për shpërndarje në të gjithë vendin.

Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2022 dhe me gjithsej 87 të dyshuar, u arrestuan në flagrancë 19 persona dhe u sekuestruan rreth 135 kilogramë kokainë, 90 kilogramë hashash, 3 kilogramë marijuanë si dhe 2 pistoleta të kalibrit 45. Në përgjithësi, u vërtetua trafikimi i rreth 2 000 kilogramë kokainë, 1 500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë.

Droga, e transportuar në rrugë detare dhe rrugore, duke përfshirë edhe kompani, u gjet në banesa, makina, në një rast brenda një prej tankeve të një kamioni që përdorej për transportin e qumështit dhe në një gurore në provincën e Leçes.

Në prill të vitit 2023, në Reggio Calabria u zbulua dhe sekuestrua një rafineri klandestine për prerjen dhe paketimin e kokainës, aktivitet që kryhej nga shtetas kolumbianë, të cilët mbërritën posaçërisht dhe të pajisur me një recetë të dedikuar për të garantuar cilësinë e përpunimit të lëndës së pastër. Përveç arrestimit në flagrancë të një shtetasi kolumbian dhe një italiani, u gjetën dhe sekuestruan rreth 34 kilogramë kokainë me logot “888” dhe “Cartier”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI